Maqedoni
Propozimi ligji për shtetësi, Spasovski: Zgjidhjet ligjore, kompetencë e MPB-së
08.01.2021 14:26
Lidhur me propozimin nga koalcioni ASH-AA, sa i përket ndryshimve në ligjin për shtetësi, ministri i brendshëm Oliver Spasovski

Lidhur me propozimin nga koalcioni ASH-AA, sa i përket ndryshimve në ligjin për shtetësi, ministri i brendshëm Oliver Spasovski ka deklaruar se askush nga jasht nuk mundet të jep zgjdhje ligjore dhe më pas insittucioniet të prononcohen për të njejtën. Spasovski potencoi se propozimet për ligjin për shtetësi janë kompetencë ekskluzive e MPB-së. Në MPB është hapur tash më debat për variantet e ndryshme në ligj, ku përveç të drejtës për marrjen e shtetësisë nga qytetarë që deri më tani për arsye objektive u është pamundësuar një gjë e tillë, po shqyrtohen edhe elemente tjera, që në rradhë të parë vendimi ligjor të mbrojë interesat nacionale dhe ato shtetërore.
“Propozimet për ligjin për shtetësi janë kompetencë ekskluzive e MPB-së Ne nuk mund të presin që dikush nga jasht mund të na jep zgjidhje ligjore dhe ne të prononcohemi rres asaj. Si udhëheqësi e MPB-së kemi hapur një proces të tillë, dhe jemi në bisedë e sipër për të parë se ku duhet ligji të pësojë ndryshime për tju mundësuar të gjithë personave të cilët për shkaqe objektive nuk kanë mundur apo kanë lëshuar mundësinë e marrjes së të drejtës për shtetësi në të kaluarën këtë gjë të mund ta bëjnë tani, por gjithsesi duke marrë parasyshë ruajtjen e interesave nacionale dhe shtetërore të vendit.”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
Spasovski potencon se vendit i nevojitet një zgjidhje ligjore me jetë me efetkt të përhershëm, ndërokohë propozuesi në këtë rast sipas tij ofron zgjidhje që nuk i përmban këto elemente. MPB përfaqëson interesin qytetar, shton ministri Spasovski, andaj të gjithë ata të cilët nuk i kanë të qarta procedurat, ai i udhëzon të shohin rregulloren e Kuvendit, e cila i sqaron të gjitha dilemat. Spasovski thotë se deputetët duhet të veprojnë konform rregullores, aty ku qartë thuhet se për të gjitha vendimet ligjore që do të jenë të propozuara nga ana e tyre kërkohet mendim nga insitutcionet kompetenteqë janë bartëse të vendimeve të tilla, të përcaktuara mbi mendimin e qeverisë së vendit.
MERITA GASHI
