Maqedoni
Filipçe: Këtë vit do të imunizohet 60% e popullatës
08.01.2021 14:48
Në vend do të vijnë vaksina për 1.2 milion qytetarë, apo për mbi 60% të popullatës që është mjaftueshëm për të fituar imunitet...

Në vend do të vijnë vaksina për 1.2 milion qytetarë, apo për mbi 60% të popullatës që është mjaftueshëm për të fituar imunitet, njoftoi ministri I shëndetsisë Venko Filipçe. Vaksinat e para prej rreth 833 mijë dozave përmes mekanizmit KOVAX priten të vijnë në fund të janarit apo në fillim të shkurtit. Përveç vaksinës së Pfizer, popullata në vend do të imunizohet edhe me vaksinën Astra-Zeneca.
“Veçmë kemi aplikuar që të jemi në gruipin e parë të vendeve në përputhje me gatishmërinë e sistemit tonë në lidhje me ruajtjen e temperaturës në -70 gradë, distribuimin dhe aplikimit praktik përmes qendrave për shëndet publik të jemi në grupin e parë të vendit të cilat do ti pranojnë vaksinat. Afati i fundit për aplikim është 18 janari, atëherë të gjitha vendet që sipas evolucionit të OBSH-së janë të gatshëm mund të aplikojnë dhe pastaj mbetet të shihet se kur saktë do të vjen porosia. Sipas letrës së tyre bëhet fjalë për vaksinën Pfizer, kurse vaksina e ardhshme që do të vjen është ajo e Astra Zeneca.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetsisë.
Filipçe theksoi se gjendja me virusn Covid-19 është stabile, në spitale është reduktuar numri i pacientëve dhe pothuajse në çdo spital ka shtretër të lirë. Me uljen e numrit të të infektuarve, gastronomët kërkuan lehtësim të masave të cilat do të mundësonin të punojnë me orar të rregult deri në ora 23.00. Një kërkesë e tillë është logjike dhe do të shqyrtohet tha Filipçe, por lehtësime nuk do të ketë para 21 janarit.
“Shkurtimi i orarit të punës kemi thënë se do të jetë deri më 21 janar, kur edhe praktikisht mbarojnë festat dhe atëherë me automatizëm do të kthehet koha e punës deri më ora 21, por do ta shqyrtojmë kërkesën se a do të mundet të vazhdohet edhe për dy orë. Çfarëdo që të sillet si lehtësim i masave, gjithsesi se do të bëhet pas 21 janarit.”, tha Filipçe.
Këto komente Filipçe i dha me rastin e hapjes së hapsirës së re të spitalit ditor dhe sallës për kiretazh në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri.
ERSAN PAJAZITI
