Dallas i shkakton disfatën e radhës Minesotas

16.11.2014 17:55

Monta Ellis realizoi 30 pikë në fitoren që Dallas Maverick arriti ndaj Minnesota Timberuolves me rezultatin 131-117......

Një disfatë që rëndon shumë për ujqërit nga Minesotta, të cilët regjistrojnë humbjen e peste rresht këtë sezon të NBA. Pa yllin spanjoll Rickie Rubio, miqtë e vuajtën shumë ritmin e skuadrës teksane edhe pse fillimisht morën kryesimin në periodën e parë.

Minesotta nuk u dorëzua as në periodën e katërt duke regjistruar një rezultat parcial 7-0 por Dallas reagoi menjëherë duke mos lëshuar terren. 8 lojtarë të skuadrës teksane e mbyllën takimin me mbi 10 pikë.

Në përballjet e tjera, Washington kaloi Orlandon 98-93, Cleveland shkatërroi Atlantan 127-94, Toronto u imponua ndaj Utah 111-93, Indiana fitoi ndaj Chicagos 99-90, Memphis siguroi suksesin e radhës kundër Chicagos 95-88, San Antonio ra në fushën e Sacramentos 91-94, ndërsa Los Angeles Clippers fitoi 120-107 përballjen me Phoenix.