Maqedoni

Regjistrimi, Mickovi: Të bëhet vitin tjetër ose nuk e pranojmë

08.01.2021 15:40

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në një intervistë për portalin Netpress...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në një intervistë për portalin Netpress, porositi se partia e tij nuk do të pranojë rezultatin e regjistrimit të popullisisë nëse propozimet te tij nuk pranohen dhe vazhdohet me keqpërdorim të flamurit të BE-së. Procesin e regjistrimit e vlerson si skandaloz, të gabuar dhe jotrasnparent. Këmbëngul në atë se, bëhët fjalë për operacion politik dhe jo statistikor që do të shfrytëzohet për zgjedhjet lokale. VMRO propozon që regjistimi të realizohet vitin e ardhëshëm.
 
"Vmro-dpmne mbetet në kërkesën që regjistrimi të zbatohet me paisje për gjurmët e gishtit. Lidhur me atë se nëse në vitin 2022 gjërat do të jenë më adekuate, mund të theksoj në shëmbujt si Gjermania,I rlanda, Skocia etj që I respektojnë rekomandimet e Kombeve të Bashkuara prej ku rekomanduan anulimin e regjistrimit përshkak të pandemisë. E pushtetit është të vendosë nëse qëndron në regjistrimin si koncesion politik apo dëshiron të zbatojë operacion statistikor.", tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: VMRO të mendojë në të mirë të qytetarëve
 
Nga LSDM theksojnë se VMRO duhet të mendojë në benefitet që sjell regjistrimi për qytetarët dhe të dalë nga politikat e imëta të sajë.
 
"Regjistrimi është operacion statistikor dhe këtë e kemi thënë disa here. Oponenti ynë këtë e sheh si operacion politik dhe besoj që edhe ata do ta kuptojnë se regjistrimi është i rëndsishëm që të realizohet në 2021 me çka në mënyrë plotësuese do të mundësojmë rritje ekonomike dhe gjithë benefiteve që i mundëson regjistrimi.", tha Darko Koveski nga LSDM.
 
Mickovski: Zgedhjet testi më i mirë se kush ka avantazh
 
Mickovski njëherit porositi kryeminitrin Zoran Zaev të shpallë zgjedhje të parakohshmë parlamentare në vjeshtë nëse është i bindur në rejtingun e lartë të partisë së tij. Sipas tij politikisht është naïve të mos shfrytëzohet një avantazh i tillë. Mickovski theksoi se VMRO-DPMNE do të ketë partneritet me parti nga blloku opozitar shqiptarë.
 
"Absolitisht po.Mendoj se shumë shpejt publiku do të jetë dëshmitarë i një bashkëpunimi të tillë. Nuk është e vështirë që të parashikohet se për cilin koalicion bëhet fjalë dhe për cilat parti politike", thotë kreu I VMRO-DPMNE–së Hristijan Mickovski.
 
FLORIJE BULULI KAMBERI