Botë

Covid 19, Greqia shtyn masat kufizuese deri më 21 janar

08.01.2021 15:59

Greqia vazhdon të mbajë të mbyllur kufijtë e saj deri më 21 Janar në kuadër të masave...

Greqia vazhdon të mbajë të mbyllur kufijtë e saj deri më 21 Janar në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
 
Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve që duan të vijnë për arsye turistike apo vizite. Lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus, makie etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërrijtes në Greqi, Formularin PLF.
 
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre.