Botë
Shqipëri: 7 viktima dhe 673 raste të reja me Covid-19; Kosovë: Pesë viktima dhe 321 raste të reja me Covid-19
08.01.2021 16:13
Në Shqipëri janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar 7 humbje jete...
Në Shqipëri janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar 7 humbje jete, 673 raste të reja dhe 436 të shëruar në 24 orët e fundit
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë në Kosovë në 24 orët e fundit pas testimit të 1.648 mostrave janë shënaur pesë viktima dhe 321 raste të reja dhe 564 pacientë të shëruar.
Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 8 janar 2021, Kosova ka regjistruar 53.264 raste pozitive me COVID-19.
Prej tyre, 1.368 pacientë kanë vdekur dhe 45.000 janë shëruar. Raste aktive janë 6.896.
