Botë
Rreshjet në Shqipëri: Nga jugu në veri, toka të përmbytura
08.01.2021 16:48
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë Shqipërinë...

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë Shqipërinë, por më problematike situata paraqitet në Qarkun e Shkodrës, ku forcat e Ushtrisë kanë zbarkuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Banorët flasin për dëmet e mëdha që u janë shkaktuar, ndërsa krybashkiakja Voltana Ademi aksesin e ushtrisë, e kërkon edhe për lundrimin e banorëve të Obotit.
Edhe në Vlorë situata vijon të mbetet problematike. Krye i Njësisë Administrative të Novoselës Kanan Shakaj, thotë se nëse prurjet rriten, atëherë rrezikohen të gjitha fshatrat e Vlorës.
Në disa akse rrugore në Elbasan, Kukës e Lezhë ka pasur rrëshqitje dherash duke vështirësuar ërkohësisht qarkullimin.Ndërkohë, këto pamje i përkasinrrugës së Borshit e cila është çarë më dysh, pavarësisht se është rikonstruktuar pranverën e kaluar.
LULJETA NDOKA
