Botë
Protestat e dhunshme në Uashington: Humb jetën edhe një person, burgosen 68
08.01.2021 17:20
Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë protestave të dhunshme në Washington të SHBA-ve...

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë protestave të dhunshme në Washington të SHBA-ve, të cilët nuk pranuan humbjen e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
Polici Brajan Sikning është viktima e pestë, pasi paraprakisht 4 persona humbn jetën gjatë hyrjes së protestuesve në Kongres , me qëllim që ta pengojnë vërtetimin e fitores së Joe Biden në zgjedhje.
Pas akuzave të shumta për nxitje të dhunës Trump dënoi protestuesitn e dhunshëm, me çka tha se për këtë dikush do të merr përgjegjësi. Ai më në fund pranoi vendimin e Kongresit dhe premtoi për kalim të qetë të postit.
“Ata që morrën pjesë në dhunë dhe destrukcione nuk e përfaqsojnë vendin tonë. Ata që e kanë thyer ligjin do të paguajnë. Kohët e fundit kemi kaluar në zgjedhje të vështira dhe njerëzit janë të shqetësuar, por emocionet duhet të qetësohen dhe të kthehet qetësia. Tani jam përqendruar në sigurimin e një kalimi të qetë, të rregullt dhe të përsosur të pushtetit. Ky është një moment për shërim dhe pajtimin”, u shpreh presidenti në largim i SHBA-ve, Donald Trump.
FBI ka filluar hetimin për rastin. Deri më tani janë burgosur 68 persona, njëri prej tyre ka poseduar edhe armë automatike dhe 11 koktej molotovi.
Pas demolimit të Kongresit, në disa qytete u organizuan protesta kundër Trumpit. Inaugurimi I presidentit të ardhshëm të SHBA-ve Joe BIden është më 20 janar.
ERSAN PAJAZITI
