Botë
Shpërthim në Napoli: Gropa gjigante përpin makinat
08.01.2021 17:49
Një krater gjigant u krijua në një parking në Napoli...

Një krater gjigant u krijua në një parking në Napoli, duke përpirë makinat që gjendeshin atje.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, e fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Brigada e zjarrfikësve italian mbërriti në zonë për të kontrolluar nëse kishte persona të përfshirë në incident.
Të paktën, 3 automjete mund të shiheshin në fund të kraterit rreth 2 mijë metra katrorë, në parkingun e një spitali.
Shkaku i ngjarjes nuk është konfirmuar, por sipas autoriteteve mund të bëhet fjalë për shpërthim të tubave të ujit.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas shembjen e rrugës.
