Maqedoni

Covid 19: 11 viktima, 100 raste të reja, 551 të shëruar

08.01.2021 18:33

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 764 testime të bëra ka regjistruar 100 raste...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 764 testime të bëra ka regjistruar 100 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa janë shëruar 551pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 47 raste i pasuar nga Dibra me 12, Tetova dhjetë, Kavadari tetë dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 11 pacientë, prej të cilëve tre nga Shkupi, dy nga Dellçeva dhe nga një paciejhnt në Tetovë, Gostivar, Kriva Pallankë, Koçan, Demir Hisar dhe  Makedonski Brod.
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 85.594 prej tyre  janë shëruar 66.760 kanë humbur jetën 2592 dhe numri i rasteve aktive shënon 16.242.
 
FLUTURA LATIFI