Botë

Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit

08.01.2021 21:05

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk do të marrë pjesë ne inaugurimin e presidentit të zgjedhur...

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk do të marrë pjesë ne inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar.
 
Trump e bëri këtë koment ne rrjetin social Twitter.
 
Më herët, Trump është zotuar se do të sigurojë një tranzicion të qetë tek administrata e Bidenit.
 
Trumpi është duke u përballur me thirrjet për një gjykim të dytë, për largim të menjëhershëm nga zyra, pas protestave të dhunshme të mbështetësve të tij, të cilët sulmuan Kongresin më 6 janar.
 
Nga këto ngjarje, pesë persona kanë vdekur, thanë autoritetet amerikane.
 
Më 6 janar, Kongresi ishte duke mbajtur një mbledhje të përbashkët për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhje, kur protestuesit u futën në ndërtesë.
 
Pas disa orësh pauzë, Kongresi iu kthye punimeve dhe certifikoi fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të vitit 2020./evropaelire