ShBA, 300 mijë të infektuar me Kovid-19 brenda 24 orësh
09.01.2021 13:56
Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan....

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan më shumë se 300 mijë raste me virusin Korona brenda 24 orëshit.
”ShBA kanë raportuar një rekord të 310 mijë rasteve, 131 mijë e 889 janë shtruar në spital dhe 3 mijë e 777 kanë vdekur.”,- njoftuan autoritetet shëndetësore.
ShBA ka numrin më të lartë të personave të regjistruar me Kovid-19 në botë. Të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” tregojnë se ShBA kanë regjistruar rreth 21,8 milionë të infektuar. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
