Britani, numër rekord vdekjesh nga Kovid-19

09.01.2021 15:16

Numri i viktimave ishte 1135 persona...

Britania e Madhe të premten ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i viktimave ishte 1135 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të vdekurve në 79 mijë e 833 persona.

Ndërsa, numri i rasteve të reja ishte mbi 68 mijë njerëz.  Britania është shteti me numrin më të lartë të personave të vdekurve nga COVID-19 në Evropë. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)