Maqedonia pëson edhe disfatën e 3-të
Reprezentacioni futbollistik I Maqedonisë ka përjetuar edhe disfatën e tretë në ndeshjen e katërt kualifikuese për plasman në Kampionatin e ardhshëm Evropian në futboll I cili më vitin 2016-të do të mbahet në Francë.......

Mbrëmë në arenën "Filipi i Dytë" në Shkup, futbollistët e Maqedonisë u mundën nga Sllovakia me rezultat 2 me 0.
Të përzgjedhurit e Boshko Gjurovskit patën fuqi vetëm 20 minuta që t`I kundërvehen Sllovakisë e cila është lider I tabelës në grupin C.
Mbrojtja e Maqedonisë sërish ka manifestuar një sërë dobësish, të cilat Sllovakët I shfrytëzuan me mjeshtri dhe avansuan me rezultat 2 me 0 në minutën e 38 kur edhe u vulos fati I takimit në fjalë.
Maqedonia bëri cmos që në fraksionin e dytë të kthehet në lojë, ndërkaq Trajkovski dy herë nga gjuajtjet e lira goditi transferzalen e portierit mysafir. Kishte edhe disa raste për të shënuar mirëpo Abdyrrahimi, Trajkovski dhe të tjerët nuk i`a dolën të mposhtin portierin Sllovak.
Futbollistët e Maqedonisë u angazhaun maksimalisht gjat 90 minutave si edhe në ndeshjen e kaluar kundër Ukrainës, mirëpo efikasiteti I sulmit sërish paraqet problem ngase në momentet e duhura sulmuesit kursesi nuk arrijn të gjejn rrugën drejt portave kundërshtare. (Artan Ziberi, TVM2)
