Itali, nga java e ardhshme sërish ndarje në zona

09.01.2021 14:16

Qeveria italiane për shkak të rritjes...

Qeveria italiane për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do ta ndajë sërish vendin në zona.

Në rajonet e zonës portokalli pritet të zbatohen rregulla më të rrepta, nga zona e verdhë. Në zonat portokalli, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa rrezja e lëvizjes së personave do të jetë e kufizuar brenda komunës.

Po ashtu është ndaluar udhëtimin midis të gjitha rajoneve deri më 15 janar, pasi sipas ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, situata pandemike është përkeqësuar kohët e fundit në të gjithë Italinë. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)