OBSh: Të ndërpriten marrëveshjet direkte për vaksina
OBSh bëri thirrje për solidaritet më të madh...

OBSh bëri thirrje për solidaritet më të madh në lidhje me vaksinat anti COVID, duke u kërkuar vendeve të pasura t’u japin fund marrëveshjeve dypalëshe me kompanitë farmaceutike.
Kreu i OBSh-së ka kërkuar nga vendet, që kanë porositur më shumë vaksina, që t’ia japin ato te KOVAKS, që t’i shpërndajë në mënyrë të barabartë edhe për vendet e varfra që nuk kanë mundësi t’i sigurojnë. Por, Agjencia Europiane e Barnave ka bërë të ditur se kompania farmaceutike “AstraZeneca” pritet të aplikojë për autorizimin e kushtëzuar të shitjes së vaksinës së saj anti Kovid.
Bashkimi Evropian më 21 dhjetor autorizoi përdorimin e vaksinave nga kompanitë “Fajzer/Biontek”, ndërsa të mërkurën edhe nga kompania Moderna.
Sa i përket vaksinës anti Kovid, në kinë deri më tani janë vaksinuar 9 milion njerëz, ndërsa vaksinimi do të jetë falas për të gjithë kinezët.
Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, njoftoi se vendi i tij e ka ndaluar importimin e vaksinave britanike dhe amerikane kundër virusit Korona, pasi ai nuk u beson këtyre dy shteteve. Sipas tij, Irani mund të sigurojë vaksina nga vende të tjera që u beson. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
