RMV: Vaksinat e para priten nga “Pfizer”

09.01.2021 16:06

Nëpërmjet mekanizmit “Kovaks” pritet sasia e parë e vaksinave...

Nëpërmjet mekanizmit “Kovaks” pritet sasia e parë e vaksinave anti Kovid të arrijnë në vend. Gjithsej priten 833 mijë doza nëpërmjet këtij mekanizmi, ndërsa vendi po bën përpjekje për të arritur te vaksinat anti Kovid edhe nëpërmjet bashkëpunimit me shtetet e BE-së dhe në mënyrë direkte me kompanitë prodhuese. Bashkimi EvropIan ka thënë se ka siguruar vaksina nga “Fajzer” dhe “Biontek” edhe për vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

“Edhe fqinjët tanë duhet të marrin vaksina. Ato janë vendet që nuk kanë burime financiare, atyre u duhet përkrahja jonë. Prandaj nëpërmjet gjashtë marrëveshjeve me prodhuesit, kemi siguruar 2.3 miliard vaksina për ne dhe fqinjët.”,- deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Vaksinat e parë që pritet të arrijnë në vend do të jenë prodhim i Kompanisë amerikane “Fajzer”, e më pas edhe nga “Astra Zeneka”. Vaksinimi do të jetë falas, ndërsa synohet vaksinimi i mbi 60% të popullsisë për të arritur imunitet kolektiv. Vaksinimi do të nis nga personeli mjekësor e sidomos nga ata që punojnë në Kovid qendrat. Për të vazhduar me kategoritë e rrezikuara.

Vaksina është e preferuar edhe për personat që kanë qenë të prekur nga virusi Korona, pasi vaksina për një periudhë më të gjatë e mbron organizmin, thonë mjekët. Sipas tyre, nuk duhet të vaksinohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. (Gyltene Sinani, TVM2)