VMRO–DPMNE: Nikollovski, i përfshirë në nepotizëm
VMRO–DPMNE hedh dyshime ndaj zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit...

VMRO–DPMNE hedh dyshime ndaj zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski, për punësim të xhaxhait dhe kushëririt të tij me paga të majme si administratorë në Agjencinë e Navigacionit.
Partia e Mickovski fton Nikollovskin të japë llogari dhe të bëhet shembull për luftimin e nepotizmit dhe korrupsionit, ndërkohë ftuan Komisionin Anti-korrupsion të hetojë rastin dhe të shfuqizojë ministrinë të drejtuar nga Nikollovski.
“Në kohën kur 55 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë dhe rroga, ministrat e Zoran Zaevit i punësojnë familjarët e tyre në administratë shtetërore për pagë prej 100 mijë denarëve. Punësimet janë bërë pa arsim përkatës me trysni dhe janë ndërtuar edhe anëtarë të komisionit për punësim. Nikollovski të përgjigjet a ka keqpërdorur pozicionin e tij më herët por dhe tani dhe a do të jep dorëheqje për t’u bërë shembull personal në luftimin e korrupsionit.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Naum Stoillkovski.
Nikollovski: LSDM vepron dhe vlerëson sipas meritave
Nikollovski është kundërpërgjigjur se LSDM vepron dhe vlerëson sipas meritave.
“LSDM vendosi sistemin e ri të punës dhe veprimit i cili në vazhdimësi mbindërtohet. Synojmë që partia jonë të jetë edhe më e mirë, që t’u përgjigjet sfidave në interes të qytetarëve. Sistemi sipas meritave në kuadër të LSDM–së, me vëmendje ndjek punën brenda partisë dhe e vlerëson në mënyrë përkatëse.”,- ka shkruar Nikollovski në profilin e tij në facebook.
Investimet në energjetikë, LSDM dhe VMRO me vlerësime ndryshe
Në selinë e partisë u fokusuan në investimet në sektorin e energjetikës.
“Këtë vit zyrtarisht nis ndërtimi i gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë duke siguruar sasi shtesë të gazit natyror. Investimi interkonektimin me Greqinë kap vlerën prej 50 milion euro.”,- u shpreh deputeti i LSDM-së, Mile Taleski.
Pretendimet e tilla u cilësuan si gënjeshtra nga opozita maqedonase, sipas të cilëve për katër vite kishte vetëm shtrenjtim të rrymës në shkëmbim të zero investimeve në energjetikë. (Meral Ismaili, TVM2)
