Kristoffersen shkëlqeu, Hirscher i dyti
Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, bëri sensacion, duke ngadhënjyer në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Levi të Finlandës........
Kristoffersen në rrëshqitjen e dytë bëri mrekulli, përmbysi epërsinë që pati austriaku Marcel Hirscher në rrëshqitjen e parë.
Hirscher në rrëshqitjen e parë arriti i pari në cak me 56 sekonda ose ishte më i shpejtë për gjashtë të qindtat e sekondës se Kristoffersen. Në rrëshqitjen e dytë Kristoffersen bëri paraqitje fenomenale, pothuajse pa gabime, duke triumfuar me kohë të kaluar 1:50.39 ose ishte më i mirë për 12 të qindta se Hirscher.
Norvegjezi me një rrëshqitje të përsosur, befasoi të gjithë, i cili mundi (Hirscher) kampionin e përgjithshme të Kupës së Botës të stinorit te kaluar. Pa dyshim ishte një garë me plotë kuptimin e fjalës dramatike, me emocione të mëdha në mesin e tifozëve. Felix Neurojter nga Gjermani arriti në podium përkatësisht në vend të tretë.
Në renditjen e përgjithshme, Hirscher kryeson me 180 pikë ose ka 60 më tepër se gjermanin Fritz Dopfer Gjermanisë, si dhe 80 se fituesi i garës, Kristoffersen. Gara e radhës do të mbahet me 29-30 nëntor në Lake Louise të Kanadasë.