ShBA, demokratët impiçment ndaj presidentit Trump

09.01.2021 17:50

Pas dhunës në Kongresin amerikan....

Pas dhunës në Kongresin amerikan nga përkrahësit e presidentit në largim, Donald Trump, demokratët planifikojnë që të hënën të grisin procedurë për impiçment ndaj Trampit.

Në kërkesën e demokratëve, Tramp akuzohet për shkelje të rënda, nxitje të protestave dhe mosdëgjueshmërisë së qytetarëve, të cilat sollën në futjen e dhunshme në Kongres ku si pasojë e humbën jetën 4 persona.

Ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp, është ngrit edhe një procedurë për shkarkim në vitin 2019, nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pengesë në punën e shtëpisë ligjvënëse, procedurë kjo e cila u ndërpre më pas në Senat.

Nëse Trampi e humb betejën më procedurën e demokratëve, atëherë i njëjti i humb privilegjet që i takojnë si president, ndërsa Senati mund të sjell edhe vendim që i njëjti gjatë gjithë jetës së tij të mos ketë të drejt të kryejë asnjë detyrë publike. Presidenti në ardhje, Xho Bajden, thotë se po bëhen përgatitjet që të marrë detyrën më 20 janar kur është paraparë inaugurimi.

“Me rëndësi është që ne duhet të fillojmë të punojmë dhe atë ta largojmë nga pozicioni dhe procedura më e shpejtë për këtë është inaugurimi ynë më datën 20 janar. Ndërsa se çka do të ndodhë para apo pas kësaj date, është vendim i Kongresit, por unë me padurim po pres që ai të largohet. Po ashtu kuptova se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin tonë, por kjo është ndoshta një nga punët e paktë ku ne të dy pajtohemi, sepse unë them që ai bën mirë që nuk do të vijë.”,- deklaroi presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

Mosprezencën e tij në inaugurimin e presidentit të ri, Tramp e konfirmoi përmes rrjeteve sociale. Por, demokratët po ashtu kanë frikë edhe në qasjen e Trampit në shifrat e armëve nukleare në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, nga Shtëpia e Bardhë vlerësojnë se procedura për impiçment ndaj presidentit Tramp është proces politikisht e orkestruar, e cila edhe më shumë do ta rrisë polarizimin e shoqërisë amerikane.

“Nuk është personalitet i duhur, është jostabil dhe në aspektin psikik i lëkundur, parashtrohet pyetja pse ai është akoma aty? Ai i di kodet e armëve nukleare dhe mund të bëjë dëme të mëdha për dy muaj.”,- theksoi një qytetar.

“Presidenti ka bërë shumë për ne, ai nuk është fajtor për këtë dhe unë isha aty. Tramp duhet të lihet që ta mbarojë mandatin dhe lejojë që atë edhe ta bëjë.”,- tha një qytetar.

Por, Twiter - i cili ka qenë një ndër rrjetet të cilat më së shumti Tramp i ka përdorur e ka bllokuar përgjithmonë llogarinë e presidentit Tramp, nga rreziku që mos të nxisë protesta në shoqërinë amerikane.

Ndërsa që nga dje ekipet e specializuara të FBI-së kanë filluar një aksion masiv për bastisje të shtëpive të protestuesve. (Fitim Kryeziu, TVM2)