Indi, nga zjarri në një spital vdiqën 10 foshnje

09.01.2021 18:04

Dhjetë foshnje kanë vdekur si pasojë e një zjarri....

Dhjetë foshnje kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një spital të Indisë, derisa anëtarët e stafit nxituan të evakuonin repartin në orët e para të së shtunës.

Shtatë foshnja të tjera u shpëtuan nga flakët para se zjarrfikësit të arrinin në Spitalin e qarkut Bhandara në shtetin perëndimor të Maharshatra.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i cili e përshkroi incidentin si një “tragjedi shqetësuese”.

Një hetim ka nisur për sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte shkaku i zjarrit. Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga shpërthimet e vazhdueshme brenda repartit.