Shqipëri, 3 të vdekur e 655 të infektuar

09.01.2021 19:36

Në 24 orët e fundit në Shqipëri...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar edhe tre të vdekur dhe 655 të infektuar. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se nga 4499 testime 655 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Po ashtu njoftohet për 356 të shëruar.

Kosovë, 7 të vdekur e 259 të infektuar

Për dallim nga Shqipëria ku janë regjistruar 3 të vdekur, në Kosovë virusi Korona u ka marrë jetën edhe 7 personave. Ndërsa nga 1.531 të testuar janë regjistruar edhe 259 të infektuar dhe 613 të shëruar.