Maqedoni
Parashikimi i motit
10.01.2021 12:02
Moti në vend do të jetë i vranët me reshje më të rrëmbyeshme të shiut...

Moti në vend do të jetë i vranët me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, veçanërisht në pjesët veriore dhe veriperëndimore ku pritet të bien mbi 30 l/m2. Reshjet përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me erë të përforcuar e cila vende-vende do të arrijë deri në 70 km/orë.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0 deri në 7 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej 5 deri më 13 gradë celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 3 ndërsa e ditës do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.
Mot me vranësira dhe reshje të shiut pritet të ketë edhe nesër.
