Nuri Seferi në Janar kundër Nr. 1 të botës

16.11.2014 18:11

Federata WBO në asamblenë e saj të fundit në Las Vegas.e ka përzgjedhur mecin e rdhës ku do të marin pjesë katër boksiert më të mirë në këtë kategori......

Përpos Seferit dhe Glowacki-t në këtë turne marin pjesë edhe dy britanez, ata janë Tony Bellew dhe Nathan Cleverly.

Kjo do të thotë se fituesi i duelit Seferi vs. Glowacki do të përballet në finale me fituesin e duelit Nahan Cleverly vs. Tony Bellew dhe fituesi i finales do të shpallet përfundimisht kundërshtar i domosdoshëm i kampionit WBO të botës i cili aktualisht është Marco Huck.

Kundërshtari i parë i Seferit, polaku Krzysztof Glowacki deri tani i ka zhvilluar 23 duele dhe ka fituar 23 herë, 15 herë me K.O., ai e mban titullin WBO Inter-Continental dhe poziten e parë në ranglisten botërore. Pra një kundërshtarë që më i vështirë nuk mund të ishte, është vetëm 28 vjeqar, 10 vite më i ri se boksieri shqiptar i cili ka bindje të madhe në fitoren e tij.

Ky do të jetë padyshim dueli më i rëndësishëm në karrierën e boksierin shqiptar Nuri Seferi, daten e sakt të luftës do e publikojmë së shpejti, gjithsesi do të jetë në fund të Janarit.

Nuri Seferi ka deklaruar se : "Ky turne me emra të mëdhej të boksit botërorë me motivon shumë, stërvitjet për këtë duel do i zhvilloj në Hamburg të Gjermanisë dhe do sakrifikoj çdo gjë për këtë fitore. Dua të ngriti Flamurin Kuq e Zi në Poloni, dua të bëj Kombin tim krenar, do të luftoj deri në pikën e fundit për fitore".