Maqedoni

Reshjet e shiut në RMV, rritin nivelin e ujit të disa lumenjve, mund të dalin nga shtrati

10.01.2021 15:29

Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit të disa lumenjve. Niveli ujit i lumit Radika është në ritje që egiziston mundësia për të dalur nga shtrati i tij....

Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit të disa lumenjve. Niveli ujit i lumit Radika është në ritje që egiziston mundësia për të dalur nga shtrati i tij. Hidremetreologët presin që nivelet e ujit të rriten kurse reshje e shiut të jenë ende aktive.
 
“Veçanërisht vlen të përmendet se niveli i ujit të lumit Radika është i lartë, i cili pritet të vazhdojë të rritet edhe sot, së bashku me të gjithë degët e tij të lumit Radika. Gjithashtu nivele të larta uji është verëjteur tek  Sateska i cili gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë të rritet. Në lindje të vendit edhe pse kemi nivele të larta uji mbi mesataren, ato janë akoma më të ulëta se ato në perëndim.”, tha një hidremetreolog.
 
Nga Drejtoria Hidrometeorologjike paralajmërojnë lëvizje jashtëzakonisht të kujdesshme përgjatë rrjedhave, lumenjve dhe përroskave në të gjithë vendin për shkak të rrezikut të tejmbushjes së tyre, por edhe për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
 
“Edhe nesër do të kemi përsëri shi në pjesët perëndimore dhe do të jetë më i rrëmbyeshëm. Pastaj nga e marta vetëm lokale dhe reshje me intensitet më të ulët. Për shkak të ftohjes së kohës në ditët në vijim, nga këto reshje do të bjerë edhe borë në male.”, u shpreh një hidremetreolog.
 
Pas reshjeve të mëdha të shiut, qarkullimi për në Mavrovë përgjat rrugës Strazhë aktualisht është ndërprerë. Një kolonë veturash është krijuar në vend kurse nga policia informuan se ka pasur gurëzi dhe drunj të rëna në përpjetëzen e rrugës për në Mavrov.
 
SEDAT SELIMI