Maqedoni
Vaksinat kundër Covid 19, M.Sh: Programi për vaksinim në fazën përfundimtare
10.01.2021 16:04
Autoritetet shëndetësore akoma janë duke përgatitur planin për iminizimin e masës.....

Autoritetet shëndetësore akoma janë duke përgatitur planin për iminizimin e masës.
Derisa vaksinat e para pritet të vinë në fillim të muajit të ardhshëm, ata thonë se programi për vaksinim është në fazën përfundimtare dhe në përputhje me përvojat e vendeve perëndimore ku tashmë është zbatuar një gjë e tillë.
Javën që vjen autoritetet do ti informojnë qytetarët në cfar mënyre do të zhvillohet procesi. Ajo që dihet është se vaksinimi do të kryhet nëpër punkte vaksinale me termin të caktuar përmes programit “Tërmini Im”.
“Për vaksinimin e qytetarëve do të shfrytëzohen punktet vaksinale ekzistuese në Shtëpitë e Shëndetit në vend, spitalet dhe kapacitetet e tjera shëndetësore sepse kjo infrastrukturë është vendosur mirë dhe funksionon. Çdo Shtëpi e Shëndetit ka caktuar personin përgjegjës për koordinim dhe vaksinim kundër kovid 19.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht nuk ka të dhëna për anketa të kryera të qytetarëve për vaksinimin. Janë paralajmëruar fushata për rëndësinë dhe sigurinë e imunizimit kundër Covid 19, të cilat I përgatisin autoritetet shëndtetësore. Të parët që do të vaksinohen janë të punësuarit në shëndetesi, pastaj të sëmurët kronik dhe personat nëpër shtëpitë e Pleqëve. Vaksina Amerikanë e kompanisë Fajzer do të jetë e para e importuar në vend, më pas do të vijë edhe AstraZenaka.
Parashikohet që të vaksinohet 60% e popullatës ose 1.2 milion njerëz,me çka krijohet imunitet kolektiv.
FARIJE DAUTI BAKIU
