Maqedoni

Tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë, Osmani: Zgjidhja e vetme, marrëveshja për fqinjësi

10.01.2021 16:18

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani thotë se zgjidhja e vetme me kontestin bullgar duhet kërkuar brenda marrëveshjes...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani thotë se  zgjidhja e vetme me kontestin bullgar duhet kërkuar brenda marrëveshjes, duke mos hapur çështje tjera  që nuk i inkorporon marrëveshja për fqinësi të mirë me  fqiun lindor. Thekson se çdo tentim për dalje nga marrëveshja, e bën kompromisin më të ngatërruar. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë Osmani shton se duhet të respektohen marrëveshjet  ashtu siç janë, dhe t’ju iket emocioneve sepse ndryshe palët nuk mund të arrijnë në racionalitet për të ndarë historinë si çështje arsimore nga historia si kontest identitar. 
 
“Pikëpamjet  tona këtu janë ndërtuar në një sistem të kaluar, nga një aleancë e kaluar e cila ka qenë anti- tibullgare anti- shqiptare, anti-greke sepse ajo pikëpamje  ishtë nën petkun e  interesit të  atëhershëm shtetëror, nga aleanca e atëhershme. Dhe, tani kur hyjmë në aleancë tjetër, me shtete tjera edhe në BE dhe NATO, me Bullgarinë, Greqinë, me Shqipërinë, nuk mundesh me thjerëza të njëjta ta shohësh botën. Unë them, jo të imponohet narrativ i ri ta zëvendësojë të vjetrën, por  të thyhen, të hapen kufizimet, recidivat  e mbetura nga historia e trashëguar që jaë krijuar nga një tjetër petk i interesit shteëror.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
 
Karakaçanov: Ekziston aneks i marrëveshjes
 
Ndërkohë zv.kryeminstri bullgar Karakaçanov në një ntervistë të mediave bullgare zbulon se ekziston aneks i marrëveshjes për fqinjësi  mes dy shteteve,  për çka qeveria ende nuk ka pranuar një gjë të tillë.
 
“Ekzitojnë 12 pika, që janë shumë të qarta. E para, dorëheqje nga pretendimet historike, dorëheqje nga pretendimet ndaj pakicave, ndryshime në sistemin arsimor.”, tha Krasimir Karakaçanov, zv.kryeministër i Bullgarisë.
 
Andonovski: Aneksi i marrëveshjes i turpshëm
 
Reagojnë nga VMRO-DPMNE. Akuzojnë pushtetin  se po fsheh kushtet që ka kërkuar Bullgaria. 
 
“Është e turpshme që për identitetin maqedonas, historinë dhe gjuhën të diskutohet në mediat bullgare në Sofje, pa e ditur askush në RMV se çka është shtruar në tavolinë.”, tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.
 
Përfaqësuesi i posaçëm Vlado Buckovski javën e ardhshme do të qëndrojë në Sofje,  ku do të takojë autoritetet bullgare për të diskutuar për hapat e mëtutjeshme mbi kontestin dypalësh.
 
NERMIN MULAKI