Maqedoni

Vaksina kundër Covid 19, përvoja nga bashkëvendasja jonë në londër

10.01.2021 16:39

Bashkëvendasja jonë Jadranka Vidak, citopatologe në shëndetësinë publike të Britanisë...

Bashkëvendasja jonë Jadranka Vidak, citopatologe në shëndetësinë publike të Britanisë, para një jave e ka pranuar dozën e parë të vaksinës Fajzer, kundër Covid 19. Ajo tha se përveç një dhimbje të vogël në krah,në përgjithsi ndihet mirë dhe nuk ka pasur asnjë simptomë tjetër. Porosia e sajë është që secili të pranojë vaksinën kundër virusit Korona edhe pse në Angli është në bazë vullnetare. Për të vendosur të marrë vaksinën, edhe asaj i është dashur të hetojë dhe gjej fakte.
 
“Duke lexuar dhe analizuar materiale,duke biseduar me mjekë që ishin në hap me hetimet, kështu më është dashur kohë të vendos se nëse do të vaksinohem.Në fund vendosa ,u vaksinova dhe ndjehem shumë e lumtur që kisha mundësi ta pranoj vaksinën dhe e lumtur që punojë në shëndetësinë publike ku vaksina më është e siguruar.”, tha Jadranka Vidak, e vaksinuar.
 
Vidak nuk ka hezituar të vaksionohet edhe pse është e rrethuar me miq që nuk kanë pasur kontakte me të sëmurë e që kanë deklaruar se janë kundër imunizimit. Ndoshta janë në numër më të vogël por akoma ka koleg që nuk dëshirojnë të vaksinohen thotë Jadranka.
 
“Numër i madh i miqve, që më së shumti janë jasht vendit tim të punës në mënyrë decide e refuzojnë vaksinën.Deri më tani tek unë ,në citopatologji 60 % nga kolegët jemi të vaksinuar.Nëse kemi fituar imunitet dhe sa do të na zgjasë ai,do të tregon koha.”, tha Vidak.
 
Vidak tani më 30 vite është në Londër,ndërsa për dy dekata ajo është pjesë e shëndësisë publike në një nga pesë spitalet mbretërore në sistemin kombëtarë shëndetësorë. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI