Maqedoni

LSDM: Kemi siguruar vaksina për 1.2 milion banorë

10.01.2021 17:01

Respektimi i masave për mbrojtje nga koronavirusi dhe konntrollet e rrepta nga institucionet shtetërore...

Respektimi i masave për mbrojtje nga koronavirusi dhe konntrollet e rrepta nga institucionet shtetërore, kanë kontribuar në uljen e numrit të të infektuarve me covid 19 në vend, vlerësojnë nga LSDM. Mirëpo nga partia në pushtet apelojnë edhe për pak durim nga ana e qytetarëve. Vaksinat që priten të arrijnë në shkurt sipças LSDM shihen si shpresë për ti dhënbë fund pandemisë që ka kapluar tërë globin, por edhe vendin tonë. 
 
“800,000 vaksina janë siguruar për tërë vitin 2021 dhe ne presim që dozat e para të vaksinës Pfizer në shkurt. Institucionet janë të gatshme, tani vijon një proces i imunizimit të të gjithë popullsisë, për një fitore përfundimtare mbi pandeminë. Në të njëjtën kohë, shteti do të sigurojë doza shtesë të vaksinave të koronavirusit përmes dy mekanizmave të tjerë. Një prej tyre është mekanizmi "Kovax" ku priten 833,000 doza të tjera të vaksinave dhe mekanizmi i tretë janë negociatat me vendet anëtare të BE-së që janë gati të heqin dorë nga një pjesë e vaksinave të tyre. Në total, përmes të tre mekanizmave këtë vit, vaksinimi duhet të sigurohet për 1.2 milion banorë të Maqedonisë së Veriut, dmth për rreth 60 përqind të popullsisë së përgjithshme.”, tha Nenad Kociç, deputet i LSDM-së.
 
ERSAN PAJAZITI