Maqedoni

VMRO-DPMNE: Të rritet subvencionimi për prodhuesit e duhanit

10.01.2021 17:28

VMRO-DPMNE kanë akuzuar pushtetin dhe kryeministin Zoran Zaev se po manipulon me prodhuesit e duhanit.....

VMRO-DPMNE kanë akuzuar pushtetin dhe kryeministin Zoran Zaev se po manipulon me prodhuesit e duhanit. Nga VMRO thopnë se përderisa Zaev dhe bashkëpartiaët e tij po hanë me lugë të arit, duhan-prodhuesit po përballen me uri për shkak të varfërisë që I ka kapluar ata.
 
“Nëse qeveria nuk rrit subvencionin për një kilogram duhan të shitur, ashtu siç propozuam, lirisht shtoni prodhuesit e duhanit në numrin e 500 mijë bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në varfëri, sepse nga marsi fillon golgota dhe uria e vërtetë për prodhuesit e duhanit. Zoran, këta 120,000 prodhues të duhanit nuk kanë lugë dhe pirunë ari, ata do të merren me ato metalike të zakonshmet, por mos ua merrni bukën nga goja. Ekziston një zgjidhje, është e nevojshme vetëm të reagoni menjëherë. Por, LSDM ka treguar se nuk dëshiron të gjejë një zgjidhje.”, tha Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.
 
ERSAN PAJAZITI