Botë

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 562 raste të reja në 24 orë

10.01.2021 18:29

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 8 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri....

Në Shqipëri  në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 8 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
 
Autoritetet shëndetësore kanë testuar edhe 2997 mostra, dhe pas analizave të kryera, pozitive në koronavirus kanë rezultuar 562. Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19.