Botë

Kosovë, dy të vdekur dhe 253 raste të reja në 24 orë

10.01.2021 18:47

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri....

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
 
Autoritetet shëndetësore kanë testuar edhe 1.586 mostra, dhe pas analizave të kryera, pozitive në koronavirus kanë rezultuar 253 persona. Aktualisht 6.140 persona e mbartin sëmundjen dhe njihen si raste aktive me COVID-19. Sipas raportit, nga koronavirusi janë shëruar edhe 646 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 46.259. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19.
 
Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka ftuar qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave kundër përhapjes së pandemisë. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur situatën me rritjen e numrit të të infektuarve në Evropë, por ka thënë se Kosova po vazhdon ta menaxhojë mirë gjendjen. Zemaj pretendon se tashmë janë siguruar 1.220.000 vaksina kundër koronavirusit.