Maqedoni

Covid 19, 8 viktima, 345 raste të reja, 289 të shëruar

10.01.2021 19:35

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2455 testime të bëra ka regjistruar 345 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2455 testime të bëra ka regjistruar 345 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë shëruar 289 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 129 raste raste i pasuar nga Prilepi me 26, Kumanova 21, Shtipi 12, Tetova 10 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
 
Betejën me Covid 19 e kanë humbur 8 pacientë, prej të cilëve dy nga Velesi, nga një pacient në Strugë, Manastir, Gostivar, Gjevgjeli, Strumicë dhe Vallandovë. Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 86.494  prej tyre janë shëruar 67.453 kanë humbur jetën 2622 dhe numri i rasteve aktive shënon 16.419.
 
FLUTURA LATIFI