Botë

Ngjarje që preokupuan skenën ndërkombëtare

10.01.2021 19:54

Autoritetet e Indonezisë gjetën pjesë të trupave dhe mbetje nga aeroplani i cili u rrënua në det pas fluturimit në Xhakartë...

Autoritetet e Indonezisë gjetën pjesë të trupave dhe mbetje nga aeroplani i cili u rrënua në det pas fluturimit në Xhakartë. Në këtë aeroplan ka pasur 62 pasagjer kur është humbur nga radari në fluturimin nga  Puntijang  i cili mesatarisht zgjat nëntëdhjetë minuta. Ekipet e shpërndara në det kanë detektuar sinjale për të cilat besojnë se janë nga kutia e zezë. Në gjetjen e trupave janë kyçur edhe katër aeroplan dhe dëshmitarët  deklaruan se kanë dyshuar më së paku në një shpërthim.
 
IRANI
Irani kërcënoi se do ti dëbojë inspektorët nuklear të KB ve nëse më 21 shkurt shba-të nuk i shfuqizojnë sanksionet financiare. Kuvendi vjet votoi ligj me të cilin përcaktohet se nëse nuk ulen dënimet Teherani do ti ndalojë inspekcionet e Agjensionit ndërkombëtar për energji nukleare dhe do të lejojë uraniumin mbi limitin e lejuar me marrëveshjen e vitit 2015.Javën e kaluar Irani bëri të ditur se punon me nivel 20 përqind në repartet nëntoksore. Analistët theksuan se ky tentim mund ti komplikojë tentimet e administratës së re në Uashington për kthimin e paktit.
 
SHBA
Po rritet numri i demonstruesve të burgosur nga incidenti në shtëpinë ligjdhënëse në SHBA. Policia e burgosi edhe të vetshpallurin Shamon fotot e të cilit gejndeshin kudo në internet gjatë kohës së sulmit të dhunshëm të Kongresit në Uashington. Shumë prej personave të identifikuar veçmë i humbën vendet  e punës dhe do të përballen edhe me ndjekje penale dhe burgim në kohzgjatje edhe prej njëzet vitesh. Janë ngritur edhe akuza për pesëdhjetë persona  për vjedhje, posedim të armëve dhe sulme ndaj zyrtarëve. Në disa qytete përkrahësit e Trampit dolën në protesta kundër rezultateve zgjedhore. 
 
TWITER
Tuiter fshiu postimin e Liderit Iranian Ali Hamnei, ku i njejti thotë se vaksinat e huaja kundër Kovid 19 janë të pasigurta. Ai ndaloi eksportin e vaksinave nga SHBA dhe Britania,  duke thënë se këto vende po tentojnë ti ifektojnë popujt tjerë. Vaksina e prodhuar nga Irani pritet të lëshohet në përdorim në pranverë.
 
FLUTURA LATIFI