70 vjetori i masakrës
Bllaca përkujtoi martirët e rënë në masakrën e nëntorit ku forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave vranë 111 civil shqiptarë të kësaj ane......

Shtatëdhjet vjet më pas banorët e Bllacës rrënqethen nga kujtimet e maskrës makabre, e cila ka tmerruar opinionin shqiptar dhe më gjërë.
Sërbia që kur ishte formuar si shtet kishte hartuar plane për plaçkitjen e tokave shqiptare, vrasjen e shqiptarëve dhe ndryshimin e strukturës etnike, thotë Rakip Doci.
“Vrasja filloi më 15.11.1944, ditë e mërkurë në stanet e katundit nga civilët sërbo çetnik të karadakut u vra bariu Ayem Lusjani dhe plagoset Bajram Muça. Më 16 nëntor të vitit 1944, dita e enjte, ora tetë, Urdareviç urdhëroi fshatarët nga mosha 14 deri në 70 vjeç të mblidhen në oborin e xhamisë. Këtë urdhër e respektuan 80 bllacjan. Prej këtu të rrethuar nga partizano çetnikët i sollën në oborin e shtëpisë të Aziz Shimës. Prej ku para tytave të armës i nisën në drejtim të vendit të quajtur Stanet e Toçit”- deklaroi Rakip Doçi, nga këshilli nismëtar.
Në shënimin e 70 vjetorit të maskrasë së Bllacës dhe 10 vjetorin e ngritjes së qendrës memoriale, organizatori ndau mirënjohje për kontribuesit në zbardhjen e të vërtetave historike mbi këtë masakër dhe për ata që kanë kontribuar në ngritjen e qendrës memoriale.
Masakra e kryer në fshatin Bllacë të Shkupit nga forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave, u realizua nën komandën e çetnikut Gligorije Sharanoviq. Atëbotë u vranë 111 civil shqiptarë, u plackit i tërë fshati, ndërsa shtëpive u është vënë flaka. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
