Botë

Shqipëri, shiu dhe përmbytjet vazhdojnë

10.01.2021 18:18

Si pasojë e rreshjeve të vazhdueshme të shiut, edhe gjytë ditës së sotme përmbytjet kanë vazhduar...

Si pasojë e rreshjeve të vazhdueshme të shiut, edhe gjytë ditës së sotme përmbytjet kanë vazhduar në disa zona të Shqipërisë. Situata po shkon duke u përkeqsuar në Shkodër, pasi ka 1100 hektarë tokë më shumë të përmbytura se sa ditën e djeshme. lumi Buna ka dalë përtej shtratit dhe zona e Obotit është problematikja. 
 
Sipërfaqja totale e përmbytur nga reshjet e shumta të shiut në Shkodër është 1595 hektarë, ndërsa rritet me rreth 10 cm niveli i lumit Drin dhe Buna. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar zonat e përmbytura nga reshjet e shiut atje. Rama nga Shkodra ka thënë se ku do të ketë bllokime do të intervenojë ushtria, derisa ka alarmuar se Oboti mbetet zona e vetme e cila mund të dal jashtë kontrollit.
 
Në Lezhë situata vijon të jetë problematike, ku janë evakuuar 28 familje të cilët një pjesë janë strehuar në hotele. Gjithashtu do të evakuuohen edhe familje të tjera pasi në disa banesa ka prezencë të ujit dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në aksin Rrabosht- Kallmet të Lezhës si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rënie të rrugës në një pjesë të saj. 
 
Në zonën e Gjirokastrës lumi i Drinos është rikthyer në shtratin e tij, ndërsa një pallat 5- katësh rrezikon rrëshqitjen.  Në qarkun e Korçës, gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të dobët deri mesatar, deri 25 mm shi si dhe erë të cilat kanë shkaktuar në disa zona ndërprerje të energjisë elektrike, si në fidrat nr 3 dhe 4 në qytetin e Ersekës, në fidrin e Cangonjit, si dhe në linjën e Vithkuqit, zona e Lekasit. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura e të kalueshme nqarkun e Elbasanit dhe fatmirësisht situata nuk është problematike. 
 
ERSAN PAJAZITI