Botë
Shqipëri: Kanë mbërritur vaksinart anti-Covid, prej sot fillojnë të jepen 5 mijë dozat e para
11.01.2021 10:50
Ka mbërritur në Shqipëri vaksina anti-Covid dhe prej sot pritet te fillojej vaksinimi I popullsisë....
Ka mbërritur në Shqipëri vaksina anti-Covid dhe prej sot pritet te fillojej vaksinimi i popullsisë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit. Janë 5 mijë persona që pritet të vaksinohen me dozat e para. Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, për të vijuar më pas me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75 vjeç.
Shqipëria ka marrë dozat e para, të cilat janë në masën 10 mijë e 750, disa prej të cilave do i jepen Kosovës. Po ashtu edhe Greqi ka dhuruar doza të vaksinave. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme.
Në stadiumin ‘Air Albania’ janë ngritur 60 pikat, ku do të kryhet procesi i vaksinimit kundër koronavirusit. Sipas autoriteteve shëndetësore, minimumi 300 persona pritet të vaksinohen brenda ditës.
Më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se përveç bluzave të bardha të spitaleve covid, edhe ata të urgjencave do të vaksinohen të parët. Për t’i paraprirë çdo situatë, ministrja e Shëndetësisë tha se spitalet rajonale janë në gatishmëri të plotë për përballimin e pandemisë së Covid.
