Botë
Dhuna në Kapitol, vijojnë arrestimet
11.01.2021 11:05
Shqetësimet pas sulmit të Kapitolit, janë të mëdha. Godina është rrethuar tani nga një gardh 2 metra...

Shqetësimet pas sulmit të Kapitolit, janë të mëdha. Godina është rrethuar tani nga një gardh 2 metra i lartë dhe qindra pjesëtarë të gardës kombëtare. Ata do të mobilizohen edhe gjatë ceremonisë së betimit të mërkurën.
Deri më tani rreth 12 persona janë akuzuar nga autoritetet federale për përfshirje në turmat e dhunshme që mësynë Capitolin. Mes tyre, një burrë të cilit ju gjetën 11 bomba artizanale në kamionin e parkuar pranë Kongresit, plus një pistoletë, automatik pushkë dhe municione. Prokurorët thonë se ai kishte dy pistoleta kur polica e gjeti.
Një tjetër person është akuzuar për dergimin e mesazheve kercënuese ndaj kryetares së dhomës së përfaqësuesëve, Nancy Pelosi. Kur u gjet nga policia ai kishte armë zjarri dhe qindra plumba në një automjet të parkuar pranë një hoteli në Uashington. Por ky është vetëm fillimi. Prokurori në detyrë i Washingtonit tha se qindra njerëz mund të përfundojnë në pranga ndërsa hetimet vazhdojnë.
Qindra prokurorë dhe agjentë të FBI-së po punojnë nga 3 qendra komande 24 orë në ditë. Ka shqetësime në rritje për sigurinë e pjesëtarëve të Kongresit, shumë prej të cilëve janë parë teksa përballeshin me thirrje të zemëruara nëper aeroporte, teksa udhëtonin nga dhe për në Washington. Siç mësohet per të gjithë ata, do të ketë masa sigurie shtesë gjatë udhëtimeve. Policia e Kapitolit po koordinohet me agjenci të tjera të sundimit të ligjit për të garantuar sigurinë e ligjvënësve.
