Kulturë
Zyliha Miloti feston 75 vjetorin e lindjes
11.01.2021 12:08
Dita e sotme, 11 janar 2021 shënon ditën e lindjes së aktores së madhe shkodrane Zyliha Miloti....

Dita e sotme, 11 janar 2021 shënon ditën e lindjes së aktores së madhe shkodrane Zyliha Miloti.
Me një eksperiencë të gjatë prej 61 vitesh duke ndërtuar qindra role, Zyliha Miloti ka rrëmbyer zemrat dhe duartrokitjet e spektatorëve në mbarë Shqipërinë.
Miloti feston sot 75 vjetorin e lindjes dhe një urim i veçantë nga skena ku u rrit përgjatë gjithë jetës, si ajo e Teatrit “Migjeni” nuk mund të mungonte.
“Sot, me 11 janar 2021, e veçanta, shkolla simbol në krijimin e karaktereve, ajo që në moshën 14 vjeçare, për 61 vite ka krijuar me qindra e qindra role, ajo që vazhdon të rrok dashurinë dhe duartrokitjet e spektatorit, ajo që nuk njeh pleqëri, aktorja e shquar e skenës shkodrane dhe shqiptare, Mjeshtria e Madhe, Zyliha Miloti, feston 75 vjetorin e lindjes.
Edhe 100 vite plot shëndet e sukses!
Nana Zyl, ne të gjithë të duam fort!
Zyliha Miloti ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje, ndërsa njihet si një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar.
