Maqedoni

Ohër, UNESCO ka vërejtje të reja tek rekomandimet që ka dhënë

11.01.2021 16:22

Ndalim i plotë i ndërtimit, heqja e ndërtesave nga plazhet në brigjet e Liqenit të Ohrit, prishja e ndërtesave të paligjshme....

Ndalim i plotë i ndërtimit, heqja e ndërtesave nga plazhet në brigjet e Liqenit të Ohrit, prishja e ndërtesave të paligjshme, heqja e paneleve diellore nga shtëpitë në Qytetin e Vjetër, të gjitha këto janë disa nga vërejtjet e reja të UNESCO-s, të shënuara në versionin draft të Raportit që Ohri duhet të marrë që nga dita e sotme. Sipas burimeve, UNESCO kërkon që të hiqen të gjitha pajisjet që pengojnë pamjet e monumenteve kulturore dhe historike. Kryetari i Ohrit thotë se problemi është kompleks dhe disa nga rekomandimet janë të paarritshme. 
 
“Një pjesë e mirë e problemit është për shkak të mungesës së komunikimit të vendit me UNESCO-n dhe organet e tyre këshilluese gjatë vitit të kaluar. Tani rekomandimet që marrim janë mjaft të ngurta dhe të rrepta. Diçka mund të arrihet, por nuk mund të arrihet brenda natës diçka që me vite nuk është realizuar.”,- deklaroi kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski.
 
Rajoni i Ohrit është një nga vendet e pakta në botë, i cili që nga viti 1980 është mbrojtur nga UNESCO si një trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore. Ruajtja e statusit është thelbësore për rajonin e Ohrit dhe zhvillimin e tij si një destinacion tërheqës dhe unik turistik.
 
"Mbetja në listën e rajonit të Ohrit në listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore është e një rëndësie të madhe sepse unë lidh të ardhmen, zhvillimin e Ohrit me turizmin, i cili ka të bëjë në mënyrë të padiskutueshme me mirëmbajtjen e këtij statusi.",- theksoi Andon Bojaxhi nga Parku Nacional Galiçica.
 
400 km nga rajoni i Ohrit, qyteti, liqeni, një pjesë e Debarcës dhe Parku Nacional Galiçica janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Sipas ambientalistëve, gjithnjë e më shumë është e sigurt që në seancën e ardhshme të UNESCO-s, e cila do të mbahet këtë vit, Ohri do të jetë në listën e zonave të rrezikuara botërore.
 
ILMIJE ZHAKU