Maqedoni
Kovid-19, 797 persona në trajtim spitalor
11.01.2021 17:05
Gjendja me virusin Korona në vend vazhdon të jetë stabile...

Gjendja me virusin Korona në vend vazhdon të jetë stabile, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Numri i pacientëve në trajtim spitalor në të gjitha Kovid qendrat në vend është 797 persona, prej të cilëve 355 në Kovid qendrat në Shkup dhe 442 në qytetet tjera të vendit.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë aktualisht ka 518 krevate të lira për trajtim spitalor të Kovid pacientëve, ndërsa vende të lira ka në të gjitha klinikat.
Aktualisht në vend ka mbi 16 mijë raste pozitive me Kovid-19.
