Maqedoni

Strezoska: Përpjekjet e Buçkovskit do të zbusin raportet. Strezoska: Bullgaria ka kërkesa të pajustifikueshme

11.01.2021 17:28

Përpjekjet e të dërguarit special për bisedime me Bullgarinë, Vllado Buçkovski...

Përpjekjet e të dërguarit special për bisedime me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, dhe takimi i historianëve maqedonas dhe bullgarë më 22 janar, do të zbusin sadopak raportet e tensionuara me dy shteteve, vlerëson politologia, Zorica Strezoska.
 
“Këtu janë përpjekjet e të dërguarit special për Bullgarinë, Vllado Buçkovski, i cili pritet që të rivendosë besimin midis dy vendeve dhe të zbatojë Marrëveshjen  për fqinjësi të mirë. Gjatë gjithë procesit, pritet të vazhdojë mbështetja gjermane njëjtë si më parë. Jam optimiste që takimi i anëtarëve të Komisionit Historik, i caktuar me 22 janar, do të japë rezultate pozitive dhe tashmë janë shkëmbyer mendime për tejkalimin e pengesës në lidhje me interpretimin e Marrëveshjes së Prespës.”,- deklaroi politologia, Zorica Strezoska. 
 
Sipas saj, azhurnimi i vazhdueshëm i propozimeve nga pala bullgare është një shenjë se nuk dëshiron kompromis, por imponim të kërkesave të tyre me çdo kusht, vlerëson Strezoska.
 
Sipas saj, edhe pse ekziston marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kohët e fundit pala bullgare me vetë iniciativë e politizon marrëveshjen dhe e interpreton ashtu siç i konvenon.
 
“Sa i përket justifikimit të propozimeve nga Bullgaria fqinje, nuk mendoj se ato janë të justifikueshme. Interesi afatgjatë dhe kombëtar i Bullgarisë është të mbajë marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme fqinjësore me Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimi në BE e inkurajon këtë. Bullgaria, në një mënyrë të ngjashme si Greqia në të kaluarën, po përdor fuqinë e saj si një vend anëtar i BE-së dhe dëshiron të shquhet duke bërë presion mbi Maqedoninë e Veriut dhe duke vendosur kushte për historinë dhe çështjet gjuhësore.”,- deklaroi politologia, Zorica Strezoska. 
 
Ky problem duhet t'u lihet historianëve dhe ekspertëve për të zgjidhur, pasi çdo ndërhyrje shtesë vetëm sa nxit pakënaqësi tek palët, potencon Strezoska. 
 
SANIJE DURAKU