Maqedoni

Kovid-19, 13 të vdekur, 104 të infektuar e 539 të shëruar

11.01.2021 17:53

Nga 918 të testuar në vend janë regjistruar edhe 104 raste të reja me virusin Korona...

Nga 918 të testuar në vend janë regjistruar edhe 104 raste të reja me virusin Korona, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Njëherit Instituti i Shëndetit Publik njofton se 539 pacientë janë shëruar.
 
Por, fatkeqësisht virusi u ka marrë jetën edhe 13 personave, edhe atë katër nga Shkupi, katër nga Prilepi, një nga Velesi, një nga Ohri, një nga Kavadari dhe një nga Probishtipi. Deri tani janë infektuar gjithsej 86597, persona, prej të cilëve 67992 janë shëruar, 2635 kanë vdekur, ndërsa në vend ka edhe 15970 raste aktive.
 
Numri i pacientëve në trajtim spitalor në të gjitha Kovid qendrat në vend është 797 persona, prej të cilëve 355 në Kovid qendrat në Shkup dhe 442 në qytetet tjera të vendit. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë aktualisht ka 518 krevate të lira për trajtim spitalor të Kovid pacientëve.
 
Në Maqedoninë e Veriut deri tani nuk janë regjistruar raste të mutacionit të virusit të ngjashme me ato në Britani të Madhe, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.  
 
“Mutacionet e virusit që janë në Britani të Madhe nuk janë detektuar në asnjërën nga 160 analiza të kodit gjenetik të virusit të marrë nga pacientët tanë në periudhën maj-dhjetor 2020.”- thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Sipas autoriteteve deri në fund të janarit pritet që të arrijë dërgesa e parë e vaksinave anti Kovid. Ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të bëjnë vlerësimin e situatës epidemiologjike, në bazë të së cilës do të sillet edhe vendim për ndryshim të masave kufizuese. 
 
GYLTENE SINANI