Shqipëri, filloi vaksinimi anti-Covid
Sapo ora ka shënuar 15.00, në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka nisur procesi i vaksinimit...

Ky është momenti kur kryeministri, Edi Rama, mori vaksinën anti-Covid të Pfizer (Fajzer), menjëherë pas shefes së spitalit Covid-1, Najada Çomo.
Kryeministri, Edi Rama, pasi iu nënshtrua këtij procesi, e quajti një lehtësim të madh sjelljen e vaksinave në Shqipëri, ndërsa një përgjigje e dha për të gjitha ata që ushqejnë teori konspirative.
Më herët në një konferencë shtyp, kryeministri Edi Rama tha se dozat e para i janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda Bashkimit Europian.
Ndërsa javën e ardhshme, priten edhe 10 750 vaksina. Në ditën e parë të vaksinimit janë planifikuar që këtij procesi t’i nënshtrohen 50 mjekë e infermierë, për të vijuar ditën e ardhshme me personelin e policisë dhe të arsimit.
Ndërsa mosha e tretë është lënë për një fazë të mëvonshme.
