Botë

Dhoma e përfaqësuesve nisi procedurën për impiçment ndaj Trumpit

11.01.2021 19:36

Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin Amerikan ka vazhduar me hapat ligjore për realizimin e procedurës për impiçment...

Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin Amerikan ka vazhduar me hapat ligjore për realizimin e procedurës për impiçment për presidentin në largim, Donald Tramp, konfirmoi spikerja, Nejsi Pelosi. Ajo u thirr në nevojën e rezolutës me të cilën thirret nënpresidenti, Majk Pens, që ta mobilizojë kabinetin për aktivizim të amendamentit 25 për shpallje të presidentit si jo të aftë për kryerjen e detyrave zyrtare. Nëse ky hap nuk realizohet, demokratët amerikanë oficialisht do të grenë padi për nxitjen të puçit ndaj Trampit dhe rolin e tij në organizimin e protestave të përkrahësve të tij në ndërtesën e Kongresit.   
 
“Në mënyrë globale është pranuar se ajo që ndodhi të mërkurën ishte trishtuese në Capitol, në shtëpinë ligjvënëse të presidentit të shtetit. Të punësuarit barikaduan derën hyrëse, i fikën dritat dhe heshtën në atë errësirë. Kishte konsensus që ne duhet të ktheheshim, por edhe sugjerime se situata mund të zgjasë gjatë dhe atë që duhet ta bënim ishte që veprimet tona i bëjmë në një lokacion tjetër të panjohur, por besimi ynë ishte se ne duhet të kthehemi në Capitol një çast e më parë.”,- deklaroi spikerja e Kongresit, Nejsi Pelosi.
 
Me aktivizimin eventual të amendamentit 25, Tramp largohet nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Pens do të jetë president i ri. Edhe pse Pens u distancua nga presidenti i shtetit dhe paralajmëroi se do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-vë, Joe Biden, më 20 janar, dhe nuk kishte paralajmërime nga ai se mund të aktivizojë amendamentin 25. Nga ana tjetër, presidenti Tramp bëri thirrje në Kongres që ta largojnë idenë për impiçment. Edhe përkundër kritikave se Tramp kishte motivuar përkrahësit e tij që të protestojnë, në Kongres kishte edhe të tillë që kundërshtuan idenë për fillim të procedurës për impiçment.
 
Nga ana tjetër, kryetarja e Uashingtonit, Myrell Bauser, kërkoi masa shtuese të sigurisë më datën 20 janar kur duhet të realizohet inaugurimi i presidentit të ri, Joe Biden. Ajo kërkoi të shpallet gjendje para katastrofale në distriktin Columbia. Tramp ka paralajmëruar se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Uashingtoni mbetet në gjendje gatishmërie edhe gjatë ceremonisë së inaugurimit, sepse kjo ceremoni tradicionalisht tubon me qindra mijëra qytetarë, por këtë vit kjo gjë do të jetë e pamundur për shkak të situatës së vështirësuar me pandeminë Covid-19.
 
FITIM KRYEZIU