Botë
Bora e dendur përfshin veriun e Italisë
12.01.2021 13:00
Një valë e të ftohtit polar ka përfshirë veriun e Italisë, duke sjellë temperatura tepër të ulëta...

Një valë e të ftohtit polar ka përfshirë veriun e Italisë, duke sjellë temperatura tepër të ulëta dhe reshje të dendura bore në disa zona.
Situata më alarmante paraqitet në Veneto dhe Alto Adige, ku termometri shënoi përkatësisht -24 dhe -25 gradë Celsius.
Nuk bëhet fjalë për temperatura rekord nën zero, megjithatë këto shifra janë më të ulëtat e viteve të fundit. Reshjet e borës do të vijojnë dhe gjatë ditës së sotme dhe më pas temperaturat do të nisin të rriten gradualisht.
