Maqedoni
Rënia e shifrave Covid: Pa test PCR në Mal të Zi, Serbia heq testin të enjten
12.01.2021 13:17
Nga sot, shtetasit e Maqedonisë së Veriut , mund të hyjnë në Mal të Zi pa testin e detyrueshëm PCR...

Nga sot, shtetasit e Maqedonisë së Veriut , mund të hyjnë në Mal të Zi pa testin e detyrueshëm PCR. Nga e enjtja pa test mund të kalohet edhe kufiri me Serbinë.
Testi PCR u bë i domosdoshëm për kalimin e kufirit me Serbinë, që kur më 21 dhjetor hynë në fuqi masat e reja mbrojtëse kundër korona virusit, me të cilat shtetasit e huaj, në Serbi do të mund të hynin vetëm me test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë.
Nga ana tjetër, qytetarët e Serbisë do të mund të hynin në vend pa një test të tillë, por do të duhet të shkonin në izolim të detyrueshëm 10-ditor, i cili mund të ndërpritej nëse në ndërkohë bënin test PCR dhe rezultati ishte negativ.Deri më tani, qytetarët e RMV-së pa test PCR mund të hynin vetëm në Shqipëri dhe Kosovë.
Hyrja në Bullgari nga vendet fqinje lejohet me test negative PCR . Kufiri grek për shtetasit e vendit tonë është I mbyllur që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
Nga 28 dhjetori, edhe Turqia e ka bërë të obligueshëm testin negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë për të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në vend, testi megjithatë nuk kërkohet për udhëtarët tranzitë.
Nga 6 tetori ndërkohë, Maqedonia e Veriut e ka hequr testin PCR për qytetarët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës që vijnë në vendin tonë.
