Maqedoni

"Aksioni 21", LSDM: Kushdo që shkel ligjin, do mbajë përgjegjësi

12.01.2021 13:34

LSDM e cilëson vitin 2021 si vit i luftës pa kompromis kundër korrupsionit në cdo nivel...

Kjo sipas LSDM-së do të arrihet përmes forcimit të  të gjitha kapaciteteve që luftojnë kundër korrupsionit të lartë. P
 
ërmes projektit  për ndërveprim ndërmjet institucioneve anti-korrupsion,  që mundëson shkëmbim të sigurt dhe efikas në mënyrë elektronike të të dhënave për rastet e lidhura me korrupsionin, priten rezultate të shpejta dhe efikase në zgjidhjen e rasteve kur ekziston dyshimi për korrupsion thonë nga partia më e madhe në pushtet.
 
“Askush nuk do të lejohet të shmangë apo bllokojë çështjet në të cilat ka dyshime për korrupsion. Sigurisht, kjo nuk do të nënkuptojë dënim paraprakisht, por kryerjen e detyrave dhe detyrimeve.  Të gjitha informacionet duhet të dorëzohen menjëherë tek institucionet kompetente, në mënyrë që të ketë një përfundim të shpejtë të procesit. Sistemi ligjor do të forcohet përmes pajisjeve shtesë dhe dixhitalizimit të qendrave të hetimit në Zyrën e Prokurorit Publik, i cili do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit , duke zgjidhur shpejt çështjet. Këtë vit, futet në përdorim sistemi elektronik i inspektimit, "E-inspektori", një mjet që do të mundësojë lidhje elektronike dhe funksionim të të gjitha 28 shërbimeve të inspektimit nën juridiksionin e Këshillit të Inspektoreve. Kjo do të zvogëlojë ndikimin subjektiv të inspektorit në kryerjen e inspektimit. Do të krijohet një regjistër i vetëm i pasurive të paluajtshme për gjithçka që është në pronësi të shtetit, si dhe një regjistër i dhuratave,  gjë që  do të rrisë nivelin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike. Kushdo që shkel ligjin do të duhet të përballet me përgjegjësinë, pavarësisht nëse është zyrtar apo jo. Eshtë koha për të vendosur rregull në institucione. Kështu ndërtohet një shoqëri e drejtë, kështu ndërtohet një shtet që shikon përpara”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Mile Taleski.