Maqedoni
Ulet në 50 metra dukshmëria në rrugën Mavrovë-Strazhë
12.01.2021 13:52
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra për shkak të mjegullës ka në qafat malore Mavrovë – Strazhë – Presekë dhe Gjavatë.
Nga LAMM rekomandojnë se është i detyrueshëm posedimi i pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
