Maqedoni

"Mbështetja e vendosur": Ekip mjekësor nga RMV në spitalin e Kabulit

12.01.2021 14:47

Një ekip prej 6 anëtarësh, mjekë e infermierë nga shëndetësia publike dhe ushtarake, do bëhen pjesë e ekipit...

Një ekip prej 6 anëtarësh, mjekë e infermierë nga shëndetësia publike dhe ushtarake, do bëhen pjesë e ekipit të mjekëve të spitalit Norvegjez në Kabul, nga marsi deri në shtator të këtij viti.
 
Ekipi përbëhet nga tre mjekë specialistë - në traumatologji, kirurgji të përgjithshme dhe anesteziologji dhe tre infermiere. Pesë prej tyre janë nga shëndeti publik, dhe një është një infermiere nga Batalioni i Mbështetjes Mjekësore të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.Ata u pritën sot nga  Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce.
 
Para hyrjes në Misionin e Mbështetjes së Vendosur në Mars 2021, ekipi do të kalojë  një kurs trainimi tre-mujor në Norvegji. Për ministrat Shekerinska dhe Filipce, pjesëmarrja e  ekipit të mjekëve në misionin "Mbështetja e Vendosur" është i rëndësishëm për të gjithë vendin sepse anëtarësimi në NATO nënkupton zhvillimin e ekipeve mjekësore për ndërhyrje e shpejtë.
 
Përfshirja e mjekëve dhe infermierëve të shëndetit publik në rotacionin e spitalit norvegjez në Kabul bazohet në një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrive të Mbrojtjes dhe Shëndetësisë, sipas të cilit ekipi sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe financohet nga Ministria për Mbrojtje. Kostoja e trajnimit dhe mbështetjes logjistike në mision mbulohet nga Mbretëria e Norvegjisë.  Mjekët dhe teknikët nga RMV dhe Norvegjia, kanë  punuar së bashku në shtatë rotacione në misionin e Aleancës në Afganistan nga 2008 në 2012.